|
|
|
|
Qeveria nuk komentoi kėrkesėn e PDSH-sė
Posted: 09/03/2008 - 15:22
• Qeveria nuk komentoi kėrkesėn e Partisė Demokratike Shqiptare nė pushtet, e cila tė premten kėrkoi qė pėr dy pikat e mbetura tė Marrėveshjes sė majit tė diskutohet nė Parlament.
PDSH kërkoi që të njëjtat të realizohen para Samitit të NATO-s në Bukuresht. Zëdhënësi qeveritar, Ivica Bocevski tha se brenda koalicionit qeveritar nuk ekzistojnë kurrfarë problemesh dhe Qeveria vazhdon të zbatojë programin e saj. “Do të më duhet të dëshpëroj edhe opozitën dhe të ashtuquajturit ekspertë, të cilët po paraqiten në opinion kohëve të fundit. Në koalicionin qevereitar puna rrjedhë shumë normalisht dhe Qeveria punon me kapacitet të plotë dhe njëkohësisht të gjitha vendimet e Qeverisë dhe realizimi i tërësihëm i programit është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë. Atë deklaratë nuk do ta komentoj”, tha zëdhënësi Bocevski. PDSH-ja të premten për herë të parë publikisht ka njohur Marrëveshjen e majit të arritur mes kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në 29 maj të vitit të kaluar, duke kërkuar që për dy pikat e mbetura të kësaj marrëveshjeje të diskutohen në Parlamentin e Maqedonisë dhe të njëjtat të realizohen para se Maqedonia të merr ftesën për në NATO. BDI e pashëndeti këtë qëndrim të PDSH-së dhe i bëri thirrje partisë së Thaçit që të ndikojë në zbatimin e saj. Naim Vrenezi
|
|
|
|
|
|
|
|
Ren: Reformat duhet tė vazhdojnė
• Duke u pėrgjigjur nė pyetjen rreth Marrėveshjes sė Majit, Ren e theksoi nevojėn pėr krijimin e klimės positive, ndėrsa lidhur me ēėshtjen e emrit, tha se ajo ėshtė ēėshtja bilterale, por njėkohėsisht edhe ēėshtje qė duhet tė zgjidhet sa mė shpejtė.
|
Intervistė me kryetarin e PRSD-sė, Tito Petkovski
• Nė opinion tanimė njė kohė tė gjatė dominon bindja se nė prapaskenė po ndodhin gjėra tė ndryshme, sidomos me PRSD-nė, e cila deri mė tani ka humbur disa deputetė.
|
|
|
|
|
|
|
|