|
|
|
|
Protesta pėr shkak tė karikaturave tė profetit Muhamed
Posted: 09/03/2008 - 14:40
• Mijėra afganė edhe sot protestuan kundėr botimit muajin e kaluar tė karikaturave tė profetit Muhamed nė gazetat daneze.
Protestat gjithashtu ishin edhe kundër filmit me kritika për fenë islame të politikanit djathtistë holandez. Demonstruesit në qytetin Xhalalabad e bllokuan rrugën që çon drejt Pakistanit. Ata hidhnin parulla anti-perëndimit, dogjën flamuj të Danimarkës dhe Holandës dhe u kërcënuan me sulme vetëvrasëse kundër ushtarëve të huaj në vend. "Nëse ambasadat e Danimarkës dhe Holandës nuk mbyllen dhe ushtarët e tyre nuk e braktisin Afganistanin, ne studentët jemi të gatshëm për luftë të shenjtë kundër tyre", tha Ibrahim Kan, demonstrues. "Ne jemi të gatshëm për vetëvrasje kundër atyre kriminelëve. Lufta e shenjtë nuk është e mjaftueshme. Ne do të bëjmë çmos brenda mundësive tona", theksoi demonstruesi tjetër, Gul Mohamad Protestuesit kërkojnë nga Qeveria afgane që t'i ngrijë marrëdhëniet me Holandën dhe Danimarkën dhe t'i dëbojë ushtarët e tyre nga shteti, ndërsa karikaturisti dhe krijuesi i filmit të nxirren përpara gjyqit. Botimin e sërishëm të karikaturave, Kabuli e vlerësoi si sulm kundër Islamit. Qeveria paralajmëron se kjo mund ta përforcojë pozitën e organizatës Al Kaeda dhe të Talibanëve. Bëhet fjalë për njërën nga 12 karikaturat e profetit Muhamed, që për herë të parë u botuan në vitin 2006 dhe që nxitën demonstrata vdekjeprurëse në shumë vende myslimane. Sipas Kuranit çdo paraqitje vizuele e profetit Muhamed konsiderohet si blasfemi. |
|
|
|
|
|
|
|
Ren: Reformat duhet tė vazhdojnė
• Duke u pėrgjigjur nė pyetjen rreth Marrėveshjes sė Majit, Ren e theksoi nevojėn pėr krijimin e klimės positive, ndėrsa lidhur me ēėshtjen e emrit, tha se ajo ėshtė ēėshtja bilterale, por njėkohėsisht edhe ēėshtje qė duhet tė zgjidhet sa mė shpejtė.
|
Intervistė me kryetarin e PRSD-sė, Tito Petkovski
• Nė opinion tanimė njė kohė tė gjatė dominon bindja se nė prapaskenė po ndodhin gjėra tė ndryshme, sidomos me PRSD-nė, e cila deri mė tani ka humbur disa deputetė.
|
|
|
|
|
|
|
|