|
|
|
|
ReMedika- operacion pa prerje
Posted: 09/03/2008 - 13:09
• Nė Maqedoni, nė spitalin privat ReMedika nė Shkup, u kryen, pėr herė tė parė nė historinė e vendit, operacione, krejt tė ndryshme nga ato deri tani, pa prerje nė krahėror dhe gjunjė, falė aparaturės moderne qė ka ardhur nga Sllovenia dhe ndihmės sė mjekėve sllovenė.
Po ashtu, për hërë të pare, në “ReMedika” u krye edhe operacioni i ligamentit të dëmtuar të gjurit. Borisllav Iliev, mjek në këtë spital, lidhur me këtë, vuri në dukje se "Intervenimi do të thotë kirurgji invazive minimale në nyjën e kraharorit, përmes prerjeve të vogla. Shfrytëzoni instrument special, me të cilin fitoni pamje të mirë të strukturës së kraharorit në shpinë, e cila nuk do të fitohej me metodën klasike. Kjo do të thotë se edhe atë që nuk do mund ta zbulonit ose nuk do të mund ta diagnistifikoni përmes metodës klasike, përmes kësaj metode në të njejtën kohë bëhet diagnostifikimi i lëndimeve dhe në të njejtën kohë përfundoni me kurimin ose trajtimin e tyre”, tha ai. "Kjo është metodë, e cila në 10-15 vitet e fundit po bëhet më e përsosur dhe më bashkehore që mund të jetë edhe për pacientët por edhe për kirurgjinë. Për ne kjo është një mundësi që të mësojmë dicka më shumë, pasi që rezultatet në fund të kësaj dalin më të mira se nga operacionet e hapura", tha, nga ana e tij, Boris Poberaj, mjek nga Sllovenia I njejti operacion në Slloveni kushton 7 deri në 10 mijë euro, ndërsa në Shkup në “ReMedika” - 2 deri në 3 mijë euro. Sipas mjekëve, dallimi nga operacioni klasik është se nuk mbeten shenja pas operacionit dhe nuk ka gjasa të bartet ndonjë infeksion. Gjthashtu me këtë intervenim modern pacienti lëshohëet menjëherë në shtëpi dhe koha e rehabilitimit pas interevnimit është shumë më e shkurtër sesa pas opeacionit klasik./ Melihate Rustemi |
|
|
|
|
|
|
|
Ren: Reformat duhet tė vazhdojnė
• Duke u pėrgjigjur nė pyetjen rreth Marrėveshjes sė Majit, Ren e theksoi nevojėn pėr krijimin e klimės positive, ndėrsa lidhur me ēėshtjen e emrit, tha se ajo ėshtė ēėshtja bilterale, por njėkohėsisht edhe ēėshtje qė duhet tė zgjidhet sa mė shpejtė.
|
Intervistė me kryetarin e PRSD-sė, Tito Petkovski
• Nė opinion tanimė njė kohė tė gjatė dominon bindja se nė prapaskenė po ndodhin gjėra tė ndryshme, sidomos me PRSD-nė, e cila deri mė tani ka humbur disa deputetė.
|
|
|
|
|
|
|
|